Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 majin

Të mërkurën moti do të jetë i freskët për sezonin, me reshje në perëndim

Foto: BTA

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje – 8°. Gjatë ditës do të jetë e freskët për sezonin, me vranësira dhe reshje mbi Bullgarinë Perëndimore, të cilat do të ndalen deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 12 deri në 17°. Në kryeqytet do të jetë 12°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, por pothuajse pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 12-15°. Uji i detit është 13-15°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje shiu, në lartësinë mbi 1700-1800 m shiu do të kalojë në dëborë. Në masivët lindor pothuajse nuk do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m deri në 1°.

Deri të enjten, temperaturat do të rriten dhe do të bjerë shi vetëm në pjesët perëndimore të Ballkanit, Sredna Gora dhe në masivin  Rilla-Rodope.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri edhe një herë shprehu bindjen se nuk do të ketë personel ushtarak bullgar në Ukrainë

Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...

botuar më 25-02-25 1.01.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD