Shoqëria jonë shikon me skepticizëm gjendjen politike dhe ekonomike të Bullgarisë. Sipas një sondazhi global të bërë për 75-vjetorin e Asociacionit Botëror “Gallup International”, që mbulon rreth dy të tretat e popullsisë së botës, bullgarët e vlerësojnë situatën e sotme në mënyrë mjaft pesimiste. Megjithatë, opinioni i tyre nuk anon shumë nga vlerat mesatare të regjistruara për botën dhe për rajonin tonë. Sipas 37 për qind të bullgarëve të anketuar, liritë politike në vendin tonë sot janë të mjaftueshme, por saktësisht gjysma e bullgarëve mendojnë se liritë politike nuk janë të mjaftueshme. Pjesa tjetër nuk mund të gjykojë. Vetëm 14% e bashkëqytetarëve tanë të pyetur janë të mendimit se mundësitë ekonomike në vendin tonë sot janë të mjaftueshme, 76% shprehin një qëndrim të kundërt dhe pjesa tjetër nuk mund të përgjigjet.
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..