Forcat ukrainase mundën dhe zmbrapsën një brigadë ruse pranë Bahmutit në Donbas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Humbje të rënda pësoi edhe një nga njësitë sulmuese të kompanisë ruse "Wagner". Vetë lideri i mercenarëve "Wagner", Evgeni Prigozhin, akuzoi në një video njësinë ushtarake ruse se kanë ikur nga pozicionet pranë Bahmutit, raportoi AFP.
Vendet e BE-së nisin të mërkurën diskutimin e paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë në Ukrainë. Sipas një dokumenti të parë nga AFP, Komisioni Evropian po propozon të ngrijë eksportin e teknologjisë së ndjeshme për 8 kompani kineze për dyshimet se po ia shesin atë Rusisë. BE-ja dëshiron të ndërpresë rieksportin nëpërmjet vendeve të treta në Rusi të teknologjive që mund të përdoren në fushën e betejës.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, bëri thirrje për anulimin e kufizimeve të përkohshme evropiane për eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Bullgarinë, të vendosura deri më 5 qershor. Të mërkurën dhe të enjten, një takim katërpalësh do të mbahet në Stamboll për të rinovuar eksportet e grurit nga Rusia dhe Ukraina, raportoi TASS.Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..