Forcat ukrainase mundën dhe zmbrapsën një brigadë ruse pranë Bahmutit në Donbas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Humbje të rënda pësoi edhe një nga njësitë sulmuese të kompanisë ruse "Wagner". Vetë lideri i mercenarëve "Wagner", Evgeni Prigozhin, akuzoi në një video njësinë ushtarake ruse se kanë ikur nga pozicionet pranë Bahmutit, raportoi AFP.
Vendet e BE-së nisin të mërkurën diskutimin e paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë në Ukrainë. Sipas një dokumenti të parë nga AFP, Komisioni Evropian po propozon të ngrijë eksportin e teknologjisë së ndjeshme për 8 kompani kineze për dyshimet se po ia shesin atë Rusisë. BE-ja dëshiron të ndërpresë rieksportin nëpërmjet vendeve të treta në Rusi të teknologjive që mund të përdoren në fushën e betejës.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, bëri thirrje për anulimin e kufizimeve të përkohshme evropiane për eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Bullgarinë, të vendosura deri më 5 qershor. Të mërkurën dhe të enjten, një takim katërpalësh do të mbahet në Stamboll për të rinovuar eksportet e grurit nga Rusia dhe Ukraina, raportoi TASS.Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..