Me aktivitete të shumta në vend dhe në mesin e komuniteteve bullgare jashtë vendit, më 11 maj nderohet kujtimi i vëllezërve të shenjtë nga Selaniku Konstandin-Kirill dhe Metodij. Të dy shkëlqenin në shekullin e 9-të. I quajmë iluministë sllavë, sepse ata i arsimuan popujt sllavë duke krijuar alfabetin glagolitik për gjuhën sllave. Puna e tyre, e cila filloi me misionin në Moravinë e Madhe, u vazhdua dhe u zhvillua me sukses nga nxënësit e tyre ndër sllavët bullgarë.
Gradualisht, shkrimi dhe letërsia e re u përhap në popujt e tjerë sllavë, nëpërmjet alfabetit të ri cirilik. Kështu, për herë të parë, zyrtarisht me bekimin e Papës romake dhe të kishave të tjera vendase, u mposht dogma se krishterimi mund të përhapet vetëm në latinisht, greqisht dhe hebraishten e vjetër.
Që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare, edhe para rivendosjes së pavarësisë shtetërore, bullgarët e nderojnë 11 majin si festë kombëtare e letërsisë dhe arsimit.
Papa Gjon Pali II shpalli në vitin 1980 Shenjtorët Kirill dhe Metodij patronë qiellorë të Evropës, dhe me enciklikën “Slavorum Apostoli” e përkufizoi veprën e tyre si një urë shpirtërore midis traditave kulturore dhe fetare të Evropës Lindore dhe Perëndimore.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..