Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U bëjmë homazhe iluministëve Shenjtor Kirill dhe Metodij

Nga koleksioni i ikonave “Shenjtor Kirill dhe Metodij” i Muzeut Historik në Dobriç
Foto: dobrichmuseum.bg

Me aktivitete të shumta në vend dhe në mesin e komuniteteve bullgare jashtë vendit, më 11 maj nderohet kujtimi i vëllezërve të shenjtë nga Selaniku Konstandin-Kirill dhe Metodij. Të dy shkëlqenin në shekullin e 9-të. I quajmë iluministë sllavë, sepse ata i arsimuan popujt sllavë duke krijuar alfabetin glagolitik për gjuhën sllave. Puna e tyre, e cila filloi me misionin në Moravinë e Madhe, u vazhdua dhe u zhvillua me sukses nga nxënësit e tyre ndër sllavët bullgarë.

Gradualisht, shkrimi dhe letërsia e re u përhap në popujt e tjerë sllavë, nëpërmjet alfabetit të ri cirilik. Kështu, për herë të parë, zyrtarisht me bekimin e Papës romake dhe të kishave të tjera vendase, u mposht dogma se krishterimi mund të përhapet vetëm në latinisht, greqisht dhe hebraishten e vjetër.

Që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare, edhe para rivendosjes së pavarësisë shtetërore, bullgarët e nderojnë 11 majin si festë kombëtare e letërsisë dhe arsimit.

Papa Gjon Pali II shpalli në vitin 1980 Shenjtorët Kirill dhe Metodij patronë qiellorë të Evropës, dhe me enciklikën “Slavorum Apostoli” e përkufizoi veprën e tyre si një urë shpirtërore midis traditave kulturore dhe fetare të Evropës Lindore dhe Perëndimore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD