Para mbledhjes së Këshillit të Evropës në Rejkjavik, nënpresidentja Ilijana Jotova ngriti çështjen e shkeljes sistematike të të drejtave njerëzore të bullgarëve maqedonas nga Shkupi. Ajo e njohu forumin edhe me rastin me ndalimin e një eurodeputeti bullgar në kufirin maqedono-bullgar. “Në Maqedoninë e Veriut ka lista të zeza të bullgarëve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e vendit. Në to ka edhe një eurodeputet bullgar pa asnjë argument. Ky është një provokim i rëndë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe ndaj gjithçkaje që ndërton komuniteti ynë - unitet, solidaritet, respekt reciprok. Tendenca më e rrezikshme është gjuha e përhapur e urrejtjes ndaj një vendi fqinj, anëtar i Këshillit të Evropës dhe BE-së, theksoi Jotova, cituar nga BTA.
Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski në Rejkjavik.
Në të njëjtën kohë, në një forum në Beograd kushtuar sigurisë, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pranoi se shtetasve bullgarë nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.“Ne jemi duke vlerësuar se cili person, me çfarë rasti, nuk duhet të pranohet, duke përfshirë edhe disa eurodeputetë. Persona të tillë që shfaqin pikëpamje irredentiste ndaj vendit tonë nuk do të pranohen”, tha Pendarovski.
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..