Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 majin 2023

Mot me diell me reshje të shkurtra

Foto: arkiv

Gjatë natës reshjet do të ndalojnë kudo, nga veriu vranësirat do të vazhdojnë të shpërndahen.  Në orët e paradites vende-vende në fusha dhe lugina dukshmëria do të jetë e zvogëluar nga mjegulla.

Të premten do të mbizotërojë mot me diell, rreth dhe pas mesditës me reve. Në shumë zona do të ketë reshje shiu afatshkurtër të shoqëruar me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20° dhe 25°.

Në malet para mesditës do të ketë orë me diell. Rreth dhe pas mesditës, vranësirat do të jenë të theksuara. Në shumë zona do të ketë reshje shiu afatshkurtër, mbi 2200 metra borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 5°.

Mbi Detin e Zi para mesditës do të ketë vranësira të shpërndara. Rreth dhe pas mesditës në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jetë ndërmjet 18°-22°. Temperatura e ujit të detit është 15°-16°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB mbetet forca kryesore politike

50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..

botuar më 25-03-06 3.35.MD
Hristijan Pendikov

Në Ohër u dhanë dënime të buta rrahësit e Hristijan Pendikov

Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..

botuar më 25-03-06 11.21.PD

Bullgaria dhe Ukraina prodhojnë së bashku dronë ushtarakë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..

botuar më 25-03-06 10.53.PD