Që në maj inflacioni do të bjerë nën 10%, parashikoi para Nova TV ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Nikolla Stojanov. Ai shtoi se është në rënie p;r muajin e shtatë dhe do të jetë një-shifror në verë. Sipas ministrit, ka të gjitha arsyet që produktet ushqimore të bëhen më të lira, pasi çmimet e karburanteve u kthyen në nivelet e vitit 2021. “Çmimet me shumicë u ulën në 7-8 muajt e fundit, por çmimet me pakicë jo”, shtoi ai. Sa i përket inspektimeve në zinxhirët ushqimorë, Nikolla Stojanov njoftoi se u kryen më shumë se 1450 inspektime dhe u hartuan 841 raporte, dhe dyshimet për imponimin e praktikave të padrejta tregtare i kalojnë 350.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..