Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si anëtare e Klubit Ndërkombëtar të Grave. Në ditën e kombësive të mbajtur në Shkollën Ndërkombëtare Britanike në Phuket në qershor të çdo viti, Dejana vesh një kostum popullor nga qyteti Kjusendill dhe gërsheton në gërshetat e saj flokët e ruajtura të gjyshes së saj.
Dejana ka lindur në Sofje dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, për tekstile. Ajo ka punuar në kriptën e kishës “Shën Aleksander Nevski", ku zotëroi edhe teknikën e pikturimit të ikonave duke pikturuar ikona sipas besimit ortodoks. Për pazaret festive të bamirësisë, ku njerëz të kombësive të ndryshme mblidhen në ishullin Phuket, Dejana përgatit byrek dhe kos tradicional bullgar, si dhe dollma me gjethe hardhie. “Byreku është një hit absolut mes banorëve të Phuket-it dhe të huajt në ishull më kanë thënë se nuk kanë ngrënë kurrë kos më të shijshëm se kosi bullgar”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Ndonëse familja e saj kryesisht banon jashtë vendit dhe burri i saj është suedez, Dejana i ka mësuar djalit të saj Viktorit të gjitha zakonet bullgare, si lyerja e vezëve për Pashkë, veroret, survakane etj. Për ditën e kombësive edhe djali i saj vishet me kostum popullor bullgar dhe mban gjithmonë flamurin bullgar, pranë Dejanës gjatë festës. Në praninë e tyre nuk ka sesi të mos luhet edhe himni bullgar.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: arkiv personal
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..