Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Foto: arkiv personal

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si anëtare e Klubit Ndërkombëtar të Grave. Në ditën e kombësive të mbajtur në Shkollën Ndërkombëtare Britanike në Phuket në qershor të çdo viti, Dejana vesh një kostum popullor nga qyteti Kjusendill dhe gërsheton në gërshetat e saj flokët e ruajtura të gjyshes së saj.

Dejana ka lindur në Sofje dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, për tekstile. Ajo ka punuar në kriptën e kishës “Shën Aleksander Nevski", ku zotëroi edhe teknikën e pikturimit të ikonave duke pikturuar ikona sipas besimit ortodoks. Për pazaret festive të bamirësisë, ku njerëz të kombësive të ndryshme mblidhen në ishullin Phuket, Dejana përgatit byrek dhe kos tradicional bullgar, si dhe dollma me gjethe hardhie. Byreku është një hit absolut mes banorëve të Phuket-it dhe të huajt në ishull më kanë thënë se nuk kanë ngrënë kurrë kos më të shijshëm se kosi bullgar”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Ndonëse familja e saj kryesisht banon jashtë vendit dhe burri i saj është suedez, Dejana i ka mësuar djalit të saj Viktorit të gjitha zakonet bullgare, si lyerja e vezëve për Pashkë, veroret, survakane etj. Për ditën e kombësive edhe djali i saj vishet me kostum popullor bullgar dhe mban gjithmonë flamurin bullgar, pranë Dejanës gjatë festës. Në praninë e tyre nuk ka sesi të mos luhet edhe himni bullgar.


Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD