"Ka një popull të tillë" (ITN) nuk do të mbështesë një kabinet të GERB. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kryetari i kësaj partie, Sllavi Trifonov. Deri më sot askush nuk ka pasur një bisedë thelbësore me ITN, u ankua lideri. “As për përbërjen e kabinetit. As për strukturën. As për ekspertizën e njerëzve… Kjo do të thotë vetëm një gjë. Se kabineti i përgatitur me mandatin e parë nuk është ekspert. Çfarë është, nuk e di... Prandaj ITN as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të mbështesë një kabinet të GERB-it me mandatin e parë”, shkruan Trifonov.
Javën e kaluar, ITN premtoi të mbështesë formulën për një kabinet ekspertësh, të propozuar nga kandidatja për kryeministre Maria Gabriel.
Asnjë person i GERB-it që ka qenë ministër deri më tani nuk do të jetë në mesin e emrave në kabinetin e projektit “Gabriel”. Kështu deklaroi deputeti i GERB-it dhe ish-ministri i energjisë, Deljan Dobrev për bTV.Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..