"Ka një popull të tillë" (ITN) nuk do të mbështesë një kabinet të GERB. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kryetari i kësaj partie, Sllavi Trifonov. Deri më sot askush nuk ka pasur një bisedë thelbësore me ITN, u ankua lideri. “As për përbërjen e kabinetit. As për strukturën. As për ekspertizën e njerëzve… Kjo do të thotë vetëm një gjë. Se kabineti i përgatitur me mandatin e parë nuk është ekspert. Çfarë është, nuk e di... Prandaj ITN as nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të mbështesë një kabinet të GERB-it me mandatin e parë”, shkruan Trifonov.
Javën e kaluar, ITN premtoi të mbështesë formulën për një kabinet ekspertësh, të propozuar nga kandidatja për kryeministre Maria Gabriel.
Asnjë person i GERB-it që ka qenë ministër deri më tani nuk do të jetë në mesin e emrave në kabinetin e projektit “Gabriel”. Kështu deklaroi deputeti i GERB-it dhe ish-ministri i energjisë, Deljan Dobrev për bTV.Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..
Të enjten , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale në mëngjes do të jenë 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë rreth 11°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Në disa vende të izoluara, kryesisht në..
Në vitin 2024 Policia kufitare parandaloi më shumë se 52 500 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në Bullgari. Falë masave të marra nga “Policia Kufitare” – shtimi i patrullave dhe pajisjeve në kufi, presioni i migracionit u ul me 70%..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..