Një mbishkrim nga koha e sundimtarit bullgar Mbreti Simeon i Madh (893-927) u zbulua në kështjellën mesjetare “Ballëk Dere” pranë fshatit Huhla në Rodopet Lindore. Sipas studiuesve, ky është një nga tekstet më të hershme cirilike të njohura deri më sot.
Pllaka e palosur e plumbtë u gjet që në vjeshtën e kaluar gjatë gërmimeve arkeologjike pranë kalasë, por mbishkrimi në të ishte fillimisht i padukshëm. Fotografi i ekspeditës e vuri re kur dokumentonte monumentin. U deshën disa muaj për të bërë të qartë se çfarë është amuleti.
“Pas pastrimit, konservimit dhe leximit nga epigrafët, vërtetuam me siguri absolute se pllaka e plumbtë është nga shekulli i X-të. Veç kësaj, vetë pllaka ndodhej në një shtresë arkeologjike, ku u gjetën monedha të shekullit të X-të, aplikime të vjetra bullgare të brezit të kësaj periudhe etj.” - tha para BNR-Kërxhali kryekuratori i Muzeut Historik Kombëtar Ivajllo Kënev, i cili e zbuloi artefaktin.
Amuletet e ngjashme të të ashtuquajturve apotropaikembrojnë mbajtësin nga sy të këqija, magjitë dhe sëmundjet, njësoj si hajmalitë moderne. Deri tani në Bullgarinë Verilindore u studiuan rreth 50-60 artefakte të tilla të shekullit të X-të. Por gjetja nga “Ballëk Dere” është unike dhe deri më tani nuk ka të barasvlershme, janë kategorik shkencëtarët.
“Dallimi është se këtu kemi një lutje, madje dihen edhe emrat e lutësve – Nikolla dhe Pavell – shpjegon Ivajllo Kënev. - Ata lutin Shën Dhimitër për të ndërmjetësuar për ta para Zotit dhe për t’i mbrojtur nga çdo lloj fatkeqësie, pasi, pohojnë autorët, dhe unë do të citoj rreshtin e fundit, i cili është shumë kanonik dhe befasues, sepse nuk kemi të tillë deri më tani. Në të thuhet: “...duke i larë fytyrën me përulje, fal turpin, shëro, O Shenjt, sepse Atij i ngjajnë lavdia, nderi dhe shteti, tani e përgjithmonë, amin!” E shihni sa mirë është i ndërtuar, si kanun, dhe nuk ka dëshira të tilla, më të thjeshta. Ky është noviteti tjetër.”
Artefakti zbulon detaje të rëndësishme të historisë së Bullgarisë në fillim të shekullit të X-të. Sipas shkencëtarëve, pllaka e plumbtë me tekst të gjatë cirilik tregon se kalaja “Ballëk Dere”, vetëm 30 km larg qytetit Edrene, kishte një garnizon bullgar në kohën e sundimit të Mbretit Simeon të Madh. Por kujt i përkiste ky amulet dhe si erdhi deri këtu?
“Imagjinoni, këto janë 7 rreshta brenda, 4 rreshta jashtë, pastaj kjo pllakë është e palosur dhe e veshur në gjoks nga ndonjë person. Dhe çfarë është ai, është ushtarak, i lartë apo i ulët? Këtu mund të hamendësojmë, të spekulojmë. Pronari nuk është një person i zakonshëm, duke gjykuar nga teksti në amulet, i cili është ndërtuar shumë mirë në mënyrë kanonike. Këtë i lejonte vetës vetëm aristokracia. Madje, me sa dihet, në kishën bullgare kishte një pozitë të veçantë, e cila quhej ekzark, dhe ai ishte përgjegjës për kryerjen e rregullt të shërbesave dhe respektimin e kanuneve. Por ne ende po punojmë për këtë mbishkrim” – tha në përfundim Ivajllo Kënev.
Shikoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intevsitës së Galina Stefanova nga BNR-Kërxhali)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv personalMë 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..