Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS dhe PP-DB ranë dakord për qeverisje të përbashkët, por në mandatin e dytë

Foto: BGNES

Kandidatja për kryeministër e GERB-SDS, Maria Gabriel, i ktheu presidentit Rumen Radev mandatin e parë për të formuar një qeveri të paplotësuar me arsyetimin se nuk do të lejojë që pjesë e qeverisë  të jenë persona të caktuara përmes marrëveshjeve të pandershme. Para presidentit, Gabriel vuri në dukje se gjatë negociatave me forcat politike në 48 orët e fundit u bë e qartë se me arsye dhe kompromise reciproke do të kërkohet marrëveshje me grupin parlamentar të PP-DB kështu që Bullgaria të ketë një qeveri me parime, synime dhe përgjegjësi të qarta.

Gabriel theksoi gjithashtu se së bashku me akademikun Nikollaj Denkov - kandidat për kryeministër të PP-DB-së dhe drejtuesit e dy formacioneve, kanë një pikëpamje të qartë se mandati i dytë duhet të jetë kombëtar dhe të dyja forcat duhet të nxjerrin një kryeministër dhe një zëvendësministër me rotacion, me një program legjislativ dhe menaxhues si një bazë solide dhe me përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Nga ana e tij, Rumen Radev falënderoi Maria Gabriel për përpjekjet e saj dhe theksoi se çdo mandat i mëpasshëm kërkon edhe më shumë kompromise dhe mbi të gjitha komunikim intensiv me shoqërinë.

Pak para kësaj, në Kuvendin Popullor, Maria Gabriel dhe Nikollaj Denkov mbajtën një konferencë, në të cilën u bë e qartë se është arritur një marrëveshje midis dy forcave të para politike për menaxhim të përbashkët në bazë të rotacionit. Si garanci se kjo qeveri do të punojë për të paktën 18 muaj me mbështetjen e forcës së parë politike, për 9 muajt e parë propozimi është që Nikollaj Denkov të jetë kryeministër dhe Maria Gabriel zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme. Në 9 muajt e ardhshëm kryeministri do të jetë kandidati i GERB-SDS, zëvendëskryeministër kandidati i PP-DB.

Pritet që në ditët në vijim presidenti Radev të dorëzojë mandatin e dytë hulumtues.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurozona është prioritet për GERB-in, raporti i konvergjencës do të vendoset pas datës 17 shkurt

Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..

botuar më 25-02-03 3.21.MD

U lirua anija bullgare e ndaluar për kabllo të dëmtuar në Detin Baltik

Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..

botuar më 25-02-03 2.58.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov shpalli temat për diskutim në takimin e liderëve të BE-së

Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hyrjes në takimin joformal të liderëve të BE-së, i..

botuar më 25-02-03 12.49.MD