Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Jurukov debuton në Londër si regjisor me "Deri në tekën e fundit"

Muzika është një pjesë thelbësore e jetës së aktorit

Foto: Youtube

Një vit pas premierës gala, filmi i Ivan Jurukovit "Deri në tekën e fundit" do të transmetohet në Londër. Ngjarja do të zhvillohet më 27 maj në Shoqatën Mbretërore Gjeografike në orën 19:30 me orën lokale dhe do të jetë një mbrëmje muzikore dhe filmike me interpretime të violinistit Svetlin Rusev dhe një shfaqje të filmit "Deri në tekën e fundit". Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të bisedojnë me shkrimtarin Georgi Gospodinov, i cili fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Booker”

Ivan Jurukov filloi punën për filmin në vitin 2016. Pandemia e vonoi prezantimin e tij, por kjo e bëri të mundur përfundimin më preciz të filmit. Në qendër të tregimit është një violinist virtuoz me origjinë bullgare, i cili prej kohësh është larguar nga Bullgaria, por kthehet në një fshat bullgar me synimin për të arritur përsosmërinë në interpretimin e 24 tekave të Paganinit. Ideja na referon tek agresioni, i cili në shoqërinë moderne merret lehtësisht si i mirëqenë, por edhe tek roli i artit, fuqia e muzikës, çfarë alternative na jep.

"Deri në tekën e fundit" është debutimi i aktorit Ivan Jurukov si regjisor. Ai është gjithashtu bashkë-skenarist me Rosen Stanev. Interesi i Ivan Jurukov për muzikën daton shumë kohë më parë - vite më parë ai ishte një nga themeluesit e grupit TERPENTINA, i cili përfshinte Ivan Jurukov - vokal dhe kitarë, Martin Stojanov - Martist - tastierë dhe vokale, Nikollaj Dimitrov - Koki - bateri, Petko Sllavov - bas dhe vokal, dhe Stojan Bozhkillov - kitarë. Së fundmi, aktori incizoi disa këngë me grupin, Ai është autori i muzikës dhe tekstit të disa prej tyre. Ato do të përfshihen në një album të ardhshëm të quajtur “Nostalgjia”, i cili pritet të dalë këtë verë. Një nga këto këngë është "Përjetësia e shkurtër".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD