Basketbollisti në kombëtaren bullgare Aleksandër Vezenkov mori një tjetër mirënjohje nga ekspertët e basketbollit. Vezenkov është përzgjedhur si lojtari nr. 1 në Evropë për vitin 2023 nga botimi i specializuar eurobasket.com.
Sportisti numër 1 i Bullgarisë, i cili këtë sezon fitoi çmimin për lojtarin më të vlefshëm në EuroLigë, u bë gjithashtu pikëshënuesi më i mirë, duke përfunduar në vendin e dytë me ekipin e tij Olimpiakos në turneun më prestigjioz të basketbollit të Euroklubit për meshkuj. Bullgari u përzgjodh gjithashtu në ekipin ideal të medias së basketbollit së bashku me Lorenzo Brown të Maccabi Tel Aviv, Džanan Musa të Real Madridit, Mathias Lessor të Partizanit dhe Walter Tavares të Realit. Vezenkov u shpall edhe anësori më i mirë i sezonit.Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të..