Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Planetariumi në Burgas tashmë mirëpret mysafirët kureshtarë

Foto: burgas.bg

Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të portit Burgas-lindje, pranë Qendrës së Kongresit. Struktura e shkëlqyer sferike e këtij objekti të teknologjisë së fundit lejon njëkohësisht 50 persona të marrin pjesë në vëzhgimin e hapësirës.

Planetari i ri do të punojë pa ditë pushimi, ndërsa me rastin e festës së fëmijëve – 1 qershor, hyrja për projeksionet do të jetë falas. Ndërtesa është e disponueshme për të bërë orë mësimi në gjeografi, si dhe në fizikë dhe astronomi. Janë të mirëseardhur edhe personat me aftësi të kufizuara, pasi edhe atyre u sigurohet aksesi i nevojshëm.

Autor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: burgas.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja Govedarci-Maljovica do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit, e cila transporton turistët në malin Maljovica në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD