Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të portit Burgas-lindje, pranë Qendrës së Kongresit. Struktura e shkëlqyer sferike e këtij objekti të teknologjisë së fundit lejon njëkohësisht 50 persona të marrin pjesë në vëzhgimin e hapësirës.
Planetari i ri do të punojë pa ditë pushimi, ndërsa me rastin e festës së fëmijëve – 1 qershor, hyrja për projeksionet do të jetë falas. Ndërtesa është e disponueshme për të bërë orë mësimi në gjeografi, si dhe në fizikë dhe astronomi. Janë të mirëseardhur edhe personat me aftësi të kufizuara, pasi edhe atyre u sigurohet aksesi i nevojshëm.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: burgas.bg"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..
Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..