I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të luftuar dezinformimin." Pas Bullgarisë, Rubin do të shkojë në Bruksel, thuhet në mesazh. Diplomati amerikan ndodhet tashmë në Evropë dhe merr pjesë në forumin GLOBSEC 2023 në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e Kremlinit në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore është një problem i madh. Të gjitha forcat pro-evropiane kanë detyrimin ta ndalin këtë proces dhe t'u garantojnë qytetarëve tanë një jetë evropiane, me institucione të forta dhe funksionale. Vetëm së bashku kemi një shans kundër këtyre forcave shkatërruese. Këto ishin disa nga temat e takimeve të mia me liderët evropianë në konferencë, ka shkruar në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili merr pjesë në forumin në Bratislavë.Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të teknologjisë së lartë të koncernit gjerman “Rheinmetall”, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Armin Papperger. Fabrika, e vendosur në Unterljus, në provincën e Saksonisë së..
Qeveria vendosi të rrisë kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim me 4 miliardë leva (mbi 2 miliardë euro). Këto fonde do të investohen në zona të reja industriale, në ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës dhe kanalizimesh, si dhe në sektorin e..
Qeveria miratoi rritjen e buxhetit të Ministrisë së Energjetikës me 1.5 miliardë leva (770 milionë euro), njoftoi ministri Zheço Stankov pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Fondet janë të destinuara për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8 me reaktorë AP..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me..
Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi..