I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të luftuar dezinformimin." Pas Bullgarisë, Rubin do të shkojë në Bruksel, thuhet në mesazh. Diplomati amerikan ndodhet tashmë në Evropë dhe merr pjesë në forumin GLOBSEC 2023 në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e Kremlinit në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore është një problem i madh. Të gjitha forcat pro-evropiane kanë detyrimin ta ndalin këtë proces dhe t'u garantojnë qytetarëve tanë një jetë evropiane, me institucione të forta dhe funksionale. Vetëm së bashku kemi një shans kundër këtyre forcave shkatërruese. Këto ishin disa nga temat e takimeve të mia me liderët evropianë në konferencë, ka shkruar në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili merr pjesë në forumin në Bratislavë.Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..