SHBA-ja nuk kanë qëndrim se cilat parti të jenë në pushtet në bullgari. Ne vetëm duam që një qeveri të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të punuar me ne për politikat që na interesojnë, tha për bTV Xhejms Rubin, i dërguari Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cili koordinon kundërmasat kundër dezinformacionit. Ai i cilësoi si “marrëzi absolute” thëniet se SHBA-ja ka gisht në formimin e qeverisë së ardhshme bullgare.
“Ka disa vende në Ballkan që janë më të prekshme ndaj dezinformatave ruse. Mes tyre janë Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria. Për Rusinë, hapësira e informacionit është një fushë beteje, është një formë e politikës shtetërore. Ata po planifikojnë gjëra për t’u thënë, të pavërteta, për të depërtuar në shoqëritë tona sepse shpresojnë në këtë mënyrë të minojnë mbështetjen për qeverinë e Ukrainës, për shembull”, shtoi diplomati.
Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..
Pasi u bë e qartë se kabineti i ri i propozuar do të ishte një koalicion i GERB-SDS, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), i nominuari për kryeministër Rosen Zheljazkov shpjegoi se përgjegjësinë politike do ta mbajnë të gjithë..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu presidentit një dosje me mandatin e përfunduar, strukturën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm. Kreu i..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..