Prokuroria ngriti akuzë kundër deputetit Radostin Vasilev, me akuzën se ka tentuar ta detyrojë ish-deputeten Hristinka Ivanova të largohet nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe nga Kuvendi. Informacioni për kërcënimet gjatë vitit 2022 vjen nga incizime të bëra nga kryetari i atëhershëm i ITN Toshko Jordanov. Nëse shpallet fajtor, Vasilev mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Deputeti e quajti akuzën “të rreme”.
Emri i Radostin Vasilev u bë i njohur pas një regjistrimi që ai bëri në një mbledhje online të Këshillit Kombëtar të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Pas shpërndarjes së tij, deputeti u largua nga grupi parlamentar i PP-së dhe u shpall i pavarur.Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..