Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët vërehet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve (60.8% në 2023 kundrejt 60.2% në 2022), dhe një rënie e lehtë në industri (25.6% kundrejt 25.7%) dhe në sektorin e bujqësisë (13.6% kundrejt 14.1%).
Çdo punonjës krijon mesatarisht PBB me vlerë 27.8 leva / 14.21 euro/ për një orë pune. Të dhënat tregojnë gjithashtu se produktiviteti i punës është më i ulëti në sektorin e bujqësisë - 6.3 leva /3.22 euro/ vlerë e shtuar bruto për një orë pune.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..