Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët vërehet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve (60.8% në 2023 kundrejt 60.2% në 2022), dhe një rënie e lehtë në industri (25.6% kundrejt 25.7%) dhe në sektorin e bujqësisë (13.6% kundrejt 14.1%).
Çdo punonjës krijon mesatarisht PBB me vlerë 27.8 leva / 14.21 euro/ për një orë pune. Të dhënat tregojnë gjithashtu se produktiviteti i punës është më i ulëti në sektorin e bujqësisë - 6.3 leva /3.22 euro/ vlerë e shtuar bruto për një orë pune.Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..