Në Bullgari, 51 për qind e qytetarëve janë për rivendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit të plotë me Rusinë pas luftës, bën të ditur agjencia Focus, duke iu referuar një studimi të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Sipas të dhënave, rreth një e treta e austriakëve dhe hungarezëve dhe një e katërta e gjermanëve ndajnë të njëjtin mendim, ndërsa në Poloni 39% e të anketuarve janë të gatshëm t'i japin fund të gjitha marrëdhënieve me Rusinë edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Në studim thuhet gjithashtu se 47% e bullgarëve e shohin Rusinë si një partner të domosdoshëm me të cilin duhet të bashkëpunojmë strategjikisht dhe 18% e të anketuarve besojnë se Rusia është një aleat që ndan interesat dhe vlerat tona. Sipas 17% të bashkatdhetarëve tanë, Moska është një kundërshtar me të cilin jemi në konflikt. Italia bie diku në mes - një e katërta e të anketuarve e konsiderojnë Rusinë një "aleat" ose "partner" të Evropës ose të vendit të tyre, dhe vetëm rreth një e treta e shohin Moskën si një "kundërshtar". Të pyetur nëse është e nevojshme të vendosen sanksione ndaj Kinës nëse vendos të furnizojë me armë Rusisë, 39% e bullgarëve mendojnë se kjo nuk është e nevojshme, dhe 24% janë me qëndrim të kundërt, 38% e mbetur nuk kanë mendim.
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..