“Zogjtë – Parajsa e Tokës” titullohet ekspozita, e cila do të hapet në Urën e të Dashuruarve të kryeqytetit në kuadër të festivalit “Culturama 2023”. Bullgaria është një nga vendet më të pasura në Evropë për nga shumëllojshmëria e shpendëve. Në vendin tonë janë të zbuluar mbi 400 lloje dhe numri i tyre është vazhdimisht në rritje, kujtojnë organizatorët.
Në ekspozitë do të paraqiten si zogjtë e njohur si laraska dhe gardalina, ashtu edhe speciet e rralla dhe të rrezikuara, si grifoni dhe shkaba e zezë, si dhe skifteri kthetër verdhë.
Në kuadër të festivalit do të zhvillohen diskutime kushtuar zogjve dhe do të shfaqen dy dokumentarë.
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..