Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Personeli ushtarak ndihmon për të kapërcyer dëmet nga përmbytjet në Berkovica

Foto: BTA

Kryeministri Nikollaj Denkov do t'u kërkojë të gjithë qeveritarëve të qarqeve që dhanë dorëheqje të marrin masa urgjente parandaluese kundër përmbytjeve të mundshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë rast ai foli me shefin e mbrojtjes dhe me drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.

Për momentin afro njëqind ushtarakë janë duke marrë pjesë në aktivitetet për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Berkovicës, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Po punohet edhe për uljen e niveleve të digave “Klisurica” dhe “Ogosta”.

Mbrëmë rrugët në Berkovica u shndërruan në lumenj që bartnin vetura, dhjetëra shtëpi u përmbytën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata mbetet e rëndë edhe në komunën e Georgi Damjanovos.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD