Kryeministri Nikollaj Denkov do t'u kërkojë të gjithë qeveritarëve të qarqeve që dhanë dorëheqje të marrin masa urgjente parandaluese kundër përmbytjeve të mundshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë rast ai foli me shefin e mbrojtjes dhe me drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.
Për momentin afro njëqind ushtarakë janë duke marrë pjesë në aktivitetet për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Berkovicës, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Po punohet edhe për uljen e niveleve të digave “Klisurica” dhe “Ogosta”.
Mbrëmë rrugët në Berkovica u shndërruan në lumenj që bartnin vetura, dhjetëra shtëpi u përmbytën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata mbetet e rëndë edhe në komunën e Georgi Damjanovos.Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..