Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Në 13 zona në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kod të verdhë për reshje të rrezikshme

Foto: BGNES

Ditën e enjte do të mbajë mot me vranësira në pjesën perëndimore të vendit. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi. Ka kushte breshëri. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17°, në Sofje - 14°. Temperaturat maksimale do të jenë prej 22 deri në 31°. Në kryeqytet do të jetë 22°.

Mbi Detin e Zi deri në mesditë do të mbajë vranësira të shpërndara, më pas moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 22-25°. Uji i detit është 20-22°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në malet mbi masivin perëndimor dhe qendror do të ketë reshje përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme pas mesditës. Temperatura në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 11°.

Ditën e premte moti do të jetë i pandryshuar, ndërsa reshjet do të përfshijnë edhe zonat lindore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB mbetet forca kryesore politike

50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..

botuar më 25-03-06 3.35.MD
Hristijan Pendikov

Në Ohër u dhanë dënime të buta rrahësit e Hristijan Pendikov

Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..

botuar më 25-03-06 11.21.PD

Bullgaria dhe Ukraina prodhojnë së bashku dronë ushtarakë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..

botuar më 25-03-06 10.53.PD