Me një emër provokues, por me një kauzë popullore - për të treguar se si interesi publik për më shumë gjelbërim në qytete nuk bie gjithmonë në kundërshtim me interesin e investitorit, këtë mesazh përcjell festivali "Në të Gjelbër" nga 15 deri më 18 qershor në parkun "Bedeçka" të Stara Zagorës.
“Të premten dhe të shtunën (16-17.06) në skenën e parkut do të performojnë disa grupe nga Stara Zagora, fyelltari Teodosij Spasov dhe DJ Ivan Shopov. Po planifikojmë punishte për mbrojtjen e natyrës dhe shpendëve, gjithashtu grafite, joga e shumë të tjera, së bashku me një festival filmi, të organizuar me ndihmën e Fondit Kombëtar "Kulturë", - tregon sociologu Përvan Simeonov, i cili është i lidhur me eko kauzën në vendlindjen e tij Qytetin e Blirit. - Më 15 qershor prezantojmë nismën tonë “Takime Urbanistike”, ku flasim për energjinë që nxiti zhvillimin e lagjeve krijuese dhe festivaleve në të gjithë vendin. Në të do të shqyrtojmë pengesat për zhvillimin e kauzave të gjelbra në vendin tonë dhe sesi shteti mund të jetë partner dhe jo rival në realizimin e tyre”.
Zonat e gjelbra janë “mushkëritë” e çdo vendbanimi. Kjo është arsyeja pse zhvillimi dhe mirëmbajtja e tyre janë thelbësore për të siguruar një mjedis urban më të organizuar për banorët e tij. Fatkeqësisht, interesi privat mbizotëron shpesh mbi këtë interes publik dhe territoret që mund të cilësohen si parqe tek ne po bëhen gjithnjë e më pak. Një shembull i mirë i një zone të tillë të ruajtur është rreth 300 hektarë, pjesë e parkut "Bedeçka" në Stara Zagora. Për të marrë vendim në lidhje me fatin e kësaj pjese të parkut, e cila mbulon një sipërfaqe totale prej 1000 hektarësh, në vitin 2017 u mbajt një nga referendumet e pakta vendore në Bullgari.
“Dihet se në referendume të tilla vështirë se arrihet të detyrohet bashkia të respektojë vendimin e marrë prej tyre - shpjegon Përvan Simeonov për Radio Bullgarinë. “Megjithatë, merita i takon bashkisë vendore, dhe kryetarit Zhivko Todorov, pasi ai e pranoi këtë referendum, pasi rreth 20 000 njerëz iu përgjigjën qartë me “Po” një pyetjeje komplekse – nëse do të dëmshpërblehen pronarët e tokave në park, në mënyrë që të mundet parku të shpëtohet. Fal kryebashkiakut u ndryshua plani i përgjithshëm i zhvillimit të qytetit, me të cilin terenit iu rikthye statusi i parkut”.
Problemi i pronësisë private mbi tokat që janë pjesë e parqeve apo edhe hapësirave midis pallateve në një sërë qytetesh në vendin tonë ka mbetur një problem serioz dhe i pazgjidhur prej dekadash. Ndër vite janë diskutuar propozime të shumta lidhur me lehtësimin e taksave për këta pronarë apo krijimin e një fondi nga i cili do të kompensohen ata, por në nivel kombëtar ende nuk është parashikuar një mundësi e tillë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/ Запазете Бедечка, Facebook/ Аrt Collective On The Street
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..