Nga 15 qershor deri në fund të gushtit, “Policia Rrugore” do të zhvillojë fushatën tradicionale “Pushime! Për të mbrojtur jetën e fëmijëve në rrugë”. Sipas Llëçezar Bliznakov nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare, për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pesë fëmijë humbën jetën në rrugët bullgare dhe 356 të tjerë u plagosën. Për të mos u përsëritur ky rezultat i trishtueshëm, do të ndërmerren masa kontrolli në zonat e kopshteve dhe shkollave, si dhe në vendbanimet e vogla. Oficerët e policisë do të jenë të pamëshirshëm me shoferët që shkelin rregullat e transportit të fëmijëve.
Për shkak të trafikut intensiv, nga data 15 qershor deri më 14 shtator do të mbahet aksioni “Verë e sigurt” me qëllim kufizimin e aksidenteve rrugore.
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...