“Kur djali bëhet burrë...” Kështu titullohet ekspozita në të cilën Muzeu Etnografik Kombëtar kujton jetën në kazermë gjatë “atyre 45 viteve”. Për dy muaj, nga data 20 qershor deri më 20 gusht, ekspozita mund të shihet në hollin qendror të ish “Pallatit të Princit” në Sofje. Prezantohet një koleksion i objekteve autentike nga periudha e hulumtuar - uniforma, shenja, pajisje ushtarake, sende personale, si dhe dokumente dhe fotografi interesante.
Që të jetë më e plotë pamja e përjetimeve, në tabela informuese janë vendosur edhe tregime të rekrutuarve, me përvojat e tyre personale në kazermë.
Për vizitorët më të vegjël ofrohet edhe loja argëtuese “Vendosni saktë kaskën e ushtarit”. Ndër objektet e ekspozuara janë: dhurata për rekrutin e ri të marra në natën e tij të fundit para se të shkojë në kazermë, madje edhe sende higjienike dhe kozmetike të përdorura nga burri në kazermë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..