Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Ka një kod portokalli për reshje të rrezikshme në 15 zona, i verdhë është kodi për 6 zona të tjera

Foto: BGNES

Ditën e shtunë do të mbajë vranësira me reshje shiu para mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore dhe pas mesditës në verilindje. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Në perëndim reshjet e reja të parashikuara do të jenë deri në 50 litra për metër katror, ​​ndërsa në rajonet ekstreme lindore nuk do të ketë pothuajse reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°, në Sofje - 14°. Temperaturat maksimale do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga 17°-18° në zonat e larta perëndimore deri në 28° në verilindje, në kryeqytet - 17°.

Vranësirat mbi Detin e Zi para mesditës do të jenë të shpërndara, pas mesditës - të konsiderueshme. Në disa vise do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 23-25°. Uji i detit është 21-24°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në malet mbi masivët perëndimor do të ketë reshje intensive. Temperatura në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 10°.

Të dielën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik moti do të vazhdojë të jetë dinamik dhe vranësirat e shiut do të vijojnë të zhvillohen, vende-vende reshjet do të jenë të konsiderueshme. Do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesët ekstreme veriperëndimore të Ballkanit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD