Ditën e shtunë do të mbajë vranësira me reshje shiu para mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore dhe pas mesditës në verilindje. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Në perëndim reshjet e reja të parashikuara do të jenë deri në 50 litra për metër katror, ndërsa në rajonet ekstreme lindore nuk do të ketë pothuajse reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°, në Sofje - 14°. Temperaturat maksimale do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga 17°-18° në zonat e larta perëndimore deri në 28° në verilindje, në kryeqytet - 17°.
Vranësirat mbi Detin e Zi para mesditës do të jenë të shpërndara, pas mesditës - të konsiderueshme. Në disa vise do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 23-25°. Uji i detit është 21-24°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në malet mbi masivët perëndimor do të ketë reshje intensive. Temperatura në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 10°.
Të dielën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.
Në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik moti do të vazhdojë të jetë dinamik dhe vranësirat e shiut do të vijojnë të zhvillohen, vende-vende reshjet do të jenë të konsiderueshme. Do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesët ekstreme veriperëndimore të Ballkanit.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..