“Lumi i egër” është kënga më e re e trios VIVA. Në të, vajzat e reja sjellin të gjithë energjinë pozitive, ndjenjën e humorit dhe argëtimin me të cilët janë të mbushura marrëdhëniet e tyre. Autori i muzikës dhe i tekstit është Sllavço Nikollov nga B.T.R. Aleks Nushev iu bashkua atij në punën për aranzhimin.
Treshja vokale përfshin Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova, të cilat merren me muzikë që në moshë të vogël, dhe këndojnë së bashku që nga viti 2012.
Për momentin të tre janë studente, por paralelisht me incizimet e shumta dhe sesionin e suksesshëm të provimeve në universitete, VIVA jep edhe shumë koncerte. Më 1 korrik, vajzat do të mirëpresin Mëngjesin e Korrikut në bregun e Danubit pranë qytetit Tutrakan së bashku me muzikantët rok nga B.T.R. dhe Johnny Gioeli.
Në videon e regjisorit Sillvestër Sillvestrov, stili dhe imazhet digjitale të vajzave janë një rikrijim i estetikës së një prej dekadave më kreative në historinë e muzikës të viteve 70-të të shekullit XX, si dhe të artit pop të viteve 60-të të po këtij shekulli.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..