Nëse Bullgaria bashkohet me marrëveshjen për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha, do të jetë një gabim, deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në një eko-forum në Sofje.
“Ju e shihni konfliktin duke u përshkallëzuar, duke sjellë rreziqe të mëdha, duke shteruar ekonomitë dhe sistemet tona sociale. Unë kam thënë si në Bullgari ashtu edhe në Bruksel se vendi ynë nuk duhet të ndërhyjë duke ofruar armë në luftën në Ukrainë. Kjo nuk është mënyra për t'i dhënë fund këtij konflikti”, pohon Radev.
Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi nga vendpushimi Pamporovo se qëndrimi i Radevit për mbështetjen për Ukrainën është kontradiktor, se aty ka një tragjedi njerëzore, e cila nuk do të ndalet derisa të vendoset një paqe e drejtë dhe Bullgaria duhet të jetë konsekuente në zbatimin e vendimeve të Parlamentit për të vendosur ndihmë ushtarake për Kievin.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...