Sot më 21 qershor është premiera e librit “Evolucioni iKredës i ishullit Livingston, Antarktidë” të studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev. Instituti Bullgar i Antarktikut njofton se prezantimi është nga ora 18:00, në sallën e re të konferencave në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". 30 vjet më parë, gjatë ekspeditës bullgare në Antarktidë në verën e viteve 1993-1994, filluan kërkimet në ishullin Livingston, ku ndodhet baza polare bullgare "Shën Kliment Ohridski". Deri atëherë, eksplorimet ishin të izoluara. Në librin e tij, Prof. Pimpirev përmbledh të dhënat e sintetizuara mbi stratigrafinë dhe evolucionin gjeologjik të ishullit Livingston gjatë Periudhës së Kredës.
Prof. Dr. Hristo Pimpirev është profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", shkencëtar dhe eksplorues i njohur polar. Ai është themelues dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare, udhëheqës i 31 ekspeditave kombëtare të Antarktidës, autor i dhjetë librave, tetë dokumentarëve dhe mbi 250 publikimeve shkencore. Ai është bullgari i parë që vendos flamurin kombëtar në Polin e Jugut, më 8 janar 2013.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..