Shtatëdhjetë e tetë për qind e të rinjve bullgarë duan të kenë një fëmijë në pesë vitet e ardhshme, raportoi BTA duke cituar të dhëna nga një sondazh i agjencisë kërkimore të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You. Hulumtimi u krye në maj 2023, midis 500 burrave dhe grave të moshës 18-35 vjeç.
Shumica e të anketuarve, 92%, i shohin pesë vitet e ardhshme në Bullgari. Si kusht i rëndësishëm për t'u bërë prindër, 45% tregojnë besimin tek personi pranë tyre, 46% - stabilitetin e të ardhurave. Për 68% të të anketuarve, pagesa adekuate është faktori më i rëndësishëm për rehati në vendin e punës, për 45% është i rëndësishëm një mjedis pune i këndshëm dhe miqësor, për 43% - një ekuilibër i mirë punë-jetë, dhe për 41% - orar fleksibël pune.Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..