Kryeministri Nikollaj Denkov angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të kryejnë kontrolle parandaluese për sigurinë e ndërmarrjeve ushtarake shtetërore dhe private. Qëllimi është të forcohen urgjentisht masat e sigurisë pas shpërthimeve në një magazinë municionesh të një prodhuesi privat pranë Karnobat më 25 qershor. Në fund të korrikut 2022, ndodhi një tjetër shpërthim në vendin e së njëjtës kompani, e cila tradicionalisht eksporton produkte në Ukrainë. Pronari më pas njoftoi se ka shumë të ngjarë të ishte një zjarrvënie me dashje. Në incidentin e fundit, pronari konfirmoi se ishte përdorur e njëjta skemë si në shpërthimin e mëparshëm.
Përveç sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, prioritet i qeverisë është edhe mbështetja e përgjithshme për zhvillimin e industrisë bullgare të mbrojtjes, e cila është kyçe për ekonominë e vendit, theksoi gjithashtu Këshilli i Ministrave.Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..
Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..
Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..