Në bazë të vendimit të Parlamentit të 9 dhjetorit 2022, qeveria njoftoi një paketë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Lista e miratuar është në përpjesëtim me ndihmën nga paketa e parë e dhënë nga qeveria e përkohshme pa specifikuar përmbajtjen. Sigurimi i paketës nuk cenon normat e stoqeve për forcat e armatosura bullgare, thekson qeveria.
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov njoftoi në Twitter se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Todor Tagarev. Të dy diskutuan perspektivat e bashkëpunimit dhe fillimin e projekteve të reja mjekësore. Ata shkëmbyen mendime para takimit të NATO-së në Vilnius. Reznikov falënderoi gjithashtu Sofjen për mbështetjen e dhënë Ukrainës.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..