Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëNë vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e..