Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëKëtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..