Me një koncert në qytetin Veliko Tërnovo sonte fillon turneu veror “Mjuzikëll dhe Rok” i muzikantëve të formacionit BTR. Koncerti është me pjesëmarrjen e Teatrit të Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov” me dirigjent Georgi Patrikov.
Në pjesën e parë, muzikantët rok prezantojnë fragmente të mjuzikaleve të dashura së bashku me orkestrën e teatrit. Në pjesën e dytë spektatorët mund të dëgjojnë këngët e përjetshme të grupit BTR në orkestrim për grupin rok dhe orkestrën simfonike. Projekti i përbashkët muzikor “Mjuzikëll dhe Rok” i BTR dhe i Teatrit Muzikor në qytetin Veliko Tërnovo filloi një vit më parë. Deri më tani u prezantua me shumë sukses në 20 qytete bullgare dhe koncertet u duartrokitën nga mbi 8000 njerëz. Këtë verë koncertet përfshijnë skenat e hapura në të gjithë vendin.
Kohët e fundit BTR incizoi një tjetër këngë të 5-të në albumin “Puzzle”. Ajo mban të njëjtin emër dhe është në një version akustik. Krahas kësaj është edhe muzika shoqëruese e komedisë në seri “Jeta e Zhoros”. Në sheshin e xhirimit të filmit u takuan babai dhe vajza - vokali i grupit BTR Nasko Penev dhe aktorja Martina Peneva, së cilës iu besua roli kryesor në filmin muzikor. Videoja është tërësisht me pamje nga filmi dhe me interpretuesit e versionit akustik të këngës “Puzzle” - Nasko dhe Sllavço, i cili është autor i muzikës dhe i tekstit të këngës. Regjisori i filmit dhe videos është Ljusi Illarionov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”