Festa më e madhe për myslimanët, e cila shënon fundin e të ashtuquajturit haxhillëk - pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Mekës, është Kurban Bajrami. Në orët e mbrëmjes të Ditës së Arifes (27 qershor), para festës, myslimanët u bëjnë nderime të afërmve të tyre të vdekur. Të nesërmen në mëngjes bëhen lutjet festive në xhami.
Festa lidhet me fuqinë e besimit dhe shënohet me flijimin e një kafshe si shprehje mirënjohjeje ndaj të Plotfuqishmit. Në këtë mënyrë, besimtarët i bëjnë homazhe profetit Ibrahim, i cili ishte gati të sakrifikonte djalin e tij Ismailin për të vërtetuar besimin e tij në Allahun. Rituali simbolizon përulësinë, pendimin, pajtimin dhe faljen.
E quajnë Kurban Bajramin një festë të mëshirës dhe faljes, e cila bashkon bashkësinë e njerëzve që besojnë në Islam. Tradicionalisht, të rinjtë kërkojnë falje nga të rriturit dhe fëmijët marrin dhurata.
Në qytetin e Bullgarisë Jugore Momçillgradit ka një traditë interesante. Në Ditën e Arifesë shpërndahen gatesa të ëmbla të quajtura bullgarisht mekici. Këtë vit, vullnetarët do të shpërndajnë më shumë se 2000 gatesa të tilla gjatë një koncerti festiv në një skenë rregulluar në parkun e qytetit dhe fëmijët e qytetit do të shfaqin talentet e tyre.
Më shumë për festën mund të lexoni në botimin “Kurban Bajrami – kohë për bamirësi dhe falje” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në..