Një takim tjetër të muzikës popullore bullgare me traditat muzikore të huaja - në këtë rast kubane – na ofron projekti i përbashkët “Përtej notave” i pianistit të nominuar për Grammy Roberto Fonseka dhe mbajtësve të Grammy për muzikën latine nga kori “Zëra të rinj bullgar”, me dirigjent Georgi Petkov. Pas premierës së suksesshme të projektit në Francë në festivalin Jazz In Marciac, publiku bullgar gjithashtu kishte mundësinë të dëgjojë se çfarë fshihet “Përtej notave” .
Projekti realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”.
Interesi i Roberto Fonseka për folklorin bullgar filloi shumë kohë më parë - qysh në vitin 2008, kur pas koncertit të tij në sallën “Bëllgaria”, pianisti qëndroi për disa ditë në Sofje dhe u zhyt në mjedisin e tingujve të vendit tonë. I magjepsur nga ritmet e pabarabarta dhe shumëllojshmëria e traditave tona folklorike, që atëherë Roberto Fonseka vendosi të bëjë një projekt të përbashkët me një ansambël vokal bullgar. Disa vite më vonë, ai e gjeti partnerin më të përshtatshëm - korin “Zërat e rinj bullgarë”. Sipas dirigjentit Georgi Petkov, ky është kombinimi i parë i tillë i xhazit kuban dhe folklorit bullgar, i shndërruar në muzikë magjike.
Ju ofrojmë të bindeni në këtë duke dëgjuar “O moj vashë e bukur”, bazuar në këngën popullore bullgare me të njëjtin emër.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / New Bulgarian Voices, EPA/BGNES
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..