Duke filluar nga kjo verë, mysafirët e Nesebërit mund ta pasurojnë pushimet e tyre buzë detit me shëtitje në malin Stara Pllanina. Një shteg i ri ekologjik me një gjatësi totale prej 4631 m është hapur në zonën e qytetit turistik, raporton uebfaqja bgtourism.bg.
Rruga përshkon një zonë malore të pyllëzuar dhe nga pika më e lartë e saj ka një pamje unike të maleve aty pranë dhe shtrirjes së detit në distancë. Atje është ndërtuar një platformë me një teleskop panoramik. Janë formuar kënde me zona për pushim.
Përgjatë trasesë së eko-shtegut është restauruar një çezmë e vjetër dhe rreth saj ka kënde me vende për pushim. Në të gjithë gjatësinë e eko-shtegut janë vendosur 106 ndriçues diellorë që kursejnë energji dhe mbi pemë janë vendosur kosha mbeturinash. Ka një tabelë informacioni në fillim të shtegut. Eko-shtegu është i përshtatshëm për ecje dhe çiklizëm dhe zbulon një nga zonat më piktoreske në territorin e komunës Nesebër.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nessebarinfo.comHeraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të..