Duke filluar nga kjo verë, mysafirët e Nesebërit mund ta pasurojnë pushimet e tyre buzë detit me shëtitje në malin Stara Pllanina. Një shteg i ri ekologjik me një gjatësi totale prej 4631 m është hapur në zonën e qytetit turistik, raporton uebfaqja bgtourism.bg.
Rruga përshkon një zonë malore të pyllëzuar dhe nga pika më e lartë e saj ka një pamje unike të maleve aty pranë dhe shtrirjes së detit në distancë. Atje është ndërtuar një platformë me një teleskop panoramik. Janë formuar kënde me zona për pushim.
Përgjatë trasesë së eko-shtegut është restauruar një çezmë e vjetër dhe rreth saj ka kënde me vende për pushim. Në të gjithë gjatësinë e eko-shtegut janë vendosur 106 ndriçues diellorë që kursejnë energji dhe mbi pemë janë vendosur kosha mbeturinash. Ka një tabelë informacioni në fillim të shtegut. Eko-shtegu është i përshtatshëm për ecje dhe çiklizëm dhe zbulon një nga zonat më piktoreske në territorin e komunës Nesebër.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nessebarinfo.comRibnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të..