Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Moskë, Angell Grigorov.
“Ju lutemi mos harroni se që nga fillimi i operacionit special ushtarak, ka pasur fakte të shumta kur njësitë ushtarake ukrainase kanë vendosur pajisje të rënda në oborret e ndërtesave të banimit, në territorin e shkollave dhe madje edhe në lokale”, tha Lavrov. I pyetur nëse mund të konfirmonte të dhënat zyrtare të OKB-së për numrin e viktimave civile në Ukrainë, Lavrov u përgjigj: "Nuk kam informacion se nga i merr OKB-ja informacionin e saj. Neve nuk na kanë bërë pyetje të tilla." Sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus është 9083.Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor, kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zgjedhjet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu. Shpërndarje më të ndjeshme dhe ulje të..
Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..