Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Moskë, Angell Grigorov.
“Ju lutemi mos harroni se që nga fillimi i operacionit special ushtarak, ka pasur fakte të shumta kur njësitë ushtarake ukrainase kanë vendosur pajisje të rënda në oborret e ndërtesave të banimit, në territorin e shkollave dhe madje edhe në lokale”, tha Lavrov. I pyetur nëse mund të konfirmonte të dhënat zyrtare të OKB-së për numrin e viktimave civile në Ukrainë, Lavrov u përgjigj: "Nuk kam informacion se nga i merr OKB-ja informacionin e saj. Neve nuk na kanë bërë pyetje të tilla." Sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus është 9083.Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..